“U bë pellg me gjak”/Rrëfehet dëshmitari i vrasjes në Gramsh: Fationi e goditi me grusht në fytyrë, ai djali nga Cerunja nxori thikën dhe ia nguli në gjoks

0
211

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gramsh, ku mbeti viktimë 16-vjeçari Fation Bici.

Ngjarja ndodhi gjatë një sherri mes disa të miturish, një konflikt që e kishte zanafillën rreth dy vite më herët.

Njëri prej të pranishmëve në ngjarje, ka rrëfyer detaje rreth ngjarjes së ndodhur, ku ka thënë se autori e goditi me thikë Fationin, pasi ky i fundit e kishte goditur me grusht në fytyrë.

“Ishte një konflikt që kishte mbi dy vite mes disa personave. Në momentin që ndodhi ngjarja Fatjoni dhe ai djali gjysmë metri nga Cerunja (E.K) ishin përballë njëri-tjetrit dhe Fationi i ka thënë ‘hiqe thikën, pse e mban në atë mënyrë’.

Fationi e ka pyetur nëse ka pasur një vëlla më të madh dhe i kërkoi një numër të vëllait, por ai nuk ja dha. Fatjoni i tha sërish mbylle thikën. Pasi qëndruan për pak minuta përballë njëri-tjetrit dhe shkëmbyen fjalë, Fationi e goditi me grusht në fytyrë. Ai djali i Cerunjës, hapi thikën dhe ja nguli në gjoks Fationit.

U afrua edhe Marko Liçi për t’i ndarë, por ai e goditi edhe Markon me thikë në shpatull. Fationi u largua me vrap për nga poshtë, andej nga dyqani ku kishin marrë akullore më herët, por u rrëzua në tokë dhe aty u bë pellg me gjak”, ka dëshmuar në polici njëri prej të pranishmëve në ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here