Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një punëtor ka gjetur vdekjen pasi ka rënë duke punuar në një pallat në ndërtim.
Sipas njoftimit të policisë, punëtori 60 vjeç me iniciale A. P., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.