11.8 milionë euro në vetëm pak ditë, KESH vijon të shesë energji elektrike

0
92

KESH vazhdon të shesë energji, për të shtatin muaj në radhë, duke rikuperuar humbjet e vitit të kaluar. Vetëm në muajin maj, në arkën e institucionit janë shtuar 11.8 mln euro.

Gjysma e parë e vitit shënon një etapë pozitive në sektorin energjetik. Në këtë periudhë, KESH nuk ka blerë asnjë megavat energji në treg të huaj, duke mos shpenzuar asnjë cent në import.

Përkundrazi, HEC-et e Drinit jo vetëm kanë mbuluar nevojat vendase, por një sasi e madhe energjie është shitur jashtë.

Vetëm në muajin maj, KESH ka arkëtuar, 11.8 mln euro në tri ankande të ndryshme, duke shitur rrymë me cmim mesatar 65 euro.

Energjia elektrike prodhoi një krizë të përgjithshme vitin e kaluar nga thatësira dhe cmimi i lartë, ku vendi u detyrua të shpenzonte rreth 450 mln euro për mbarëvajtjen.

Por që nga mesi i nëntorit, kur nisën reshjet e stinës, Drini ka pasur ujë mjaftueshëm për të dalë nga krizë, por ankandet e KESH kanë rikuperuar financat, por jo aq sa të barazojnë humbjet e vitit të kaluar.

Shqipëria po investon në sektorin energjitik, për t’u bërë një vend i pavarur, por për të arritur këtë synim do të duhen edhe 6 apo 7 vite të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here