Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, motori përplaset me barrierën e betonit, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lushnje- Fier, ku për pasojë është plagosur rëndë 30-vjeccari me inciale E. B.

Ngjarja ka ndodhur ne baypassin Pluk – Saver, ku drejtuesi i një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e betonit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit E.B., 30 vjeç, banues në Lushnje ka qenë në gjendje të dehur në kohën e aksidentit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksident.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko