Krimet zgjedhore, 73 kallëzime në total/ SPAK 20 hetime, 18 në prokuroritë e rretheve

0
152

Rasti i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve është vetëm një episodet, që do të hetohen për vepra penale të lidhura me zgjedhjet e 14 majit. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se deri këtë të enjte në prokuroritë e rretheve gjyqësore janë depozituar 31 kallëzime për krime zgjedhore.9 prej tyre janë bërë nga subjekte politike, ndërsa 21 të tjerë janë referime nga policia.

Në to janë ngritur pretendimet për vepra penale të “dëmtimit të materialit zgjedhor”, “shkelje të fshehtësisë së votimit”, “përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore”, “pengim të zgjedhësit”, “marrje ose përdorim i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”, si edhe “korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, është regjistruar hetim për 18 raste, ku i është atribuar vepra penale 25 personave. Për 3 kallëzime është vendosur mosfillim, ndërsa të tjerat janë në fazë verifikimit. Pas komunikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, njoftoi se në Strukturën e Posaçme janë regjistruar 42 kallëzime për krime zgjedhore, 21 nga të cilët të bërë nga subjekte politike, 2 kallëzime qytetarësh,11 referime nga policia dhe 8 referime nga Prokuroritë e rretheve. Kallëzimi më i fundit në SPAK ishte ai i së premtes, i bërë nga Lefter Maliqi, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, që nuk mundi të fitojë garën.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të nisë hetim për 20 nga kallëzimet e depozituara. Në një rast është vlerësuar mosfillim hetimi, 6 nga 8e rretheve janë kthyer pas për kompetencë, ndërsa kallëzimet e tjera janë në verifikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here