Krimet nga adoleshentët, një fatkeqësi kombëtare/ Eksperti: Të shtohet perimetri i sigurisë në shkolla, ambulantët mund të shesin drogë. T’u kontrollohen çantat të rinjve !

0
113

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për Panorama TV ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Gramsh, ku mbeti i vrarë 16-vjeçari Fation Bici pasi u godit me thikë gjatë sherrit mes 5 adoleshentët, ku theksoi se kjo vrasje është një fatkeqësi kombëtare për vendin tonë.

Softa ngrit shqetësime se në vendin tonë nuk po sigurohet perimetri i sigurisë në lidhje me kontrollin e adoleshentëve se kush i rrethon ata në ambientet e shkollave dhe se çfarë mbajë ata në çanta.

 

 

Ndër të tjera ai tha se një rol të madhe edukues duhet të ketë dhe familja, pasi të rinjtë marrin shembull atë se çfarë shohin nga familjarët e tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, nga bashkëmoshatari. Çfarë po ndodh me të rinjtë?

Është një fatkeqësi kombëtare, jo se nuk ka kështu fenomenesh në botë por po flasim për diçka konstante dhe hapësirën e kontrollit në një vend kaq të vogël sa jemi ne. Është ngjarje e dhimbshme dhe evidenton një problem, të rinjtë qarkullojnë me armë  dhe një pjesë e adoleshentëve janë të sikletosur, diçka i ka ndodhur. Është trauma që kanë marrë, kemi familje të tronditura dhe po merren me veten, nga pamundësia ekonomike dhe divorceve. Po vriten, për shkak të pamundësisë së gjykatave për zgjidhjen e këtyre problemeve. Fëmijët përdorin atë që shohin në familje, një pjesë e tyre e marrin modelin në qëndrimin e gjatë në internet dhe mungesën e kontrollit prindëror dhe shkolla e cila më shumë ka fasadën sesa sigurinë e saj.

Shkolla është standardi, dhe nuk ka mundësi të ndodhë kjo nëse do kishte kontroll të perimetrit në mënyrë periodike. Nuk dihet se çfarë shitet në ambulantët, drogë, lëndë narkotike apo ushqim të licencuar kush është personi që shet. Kush janë njerëzit që rrinë përreth, makinat dhe personat që rrinë brenda tyre. Pastaj kontrolli i hyrje daljeve në shkollë, ku civilët duhet të paktën një herë të bëjnë kontrolle se çfarë ka mes çantave përmes librave se çfarë ka. Çfarë mbajnë fëmijët në shkollë, nëse ka elementë si thika, biçakë etj, të thërritet familja dhe të mbahen politika miqësore ndaj adoleshentëve që të parandalojmë këto krime.

Ky rol edukues mos të bëhet në mënyrë formale, drejtorët e shkollave mos të emërohen si militantë partie por të garojë mbi vlerën e profesionit. Një komb nëse do ta vrasës, vriti arsimin dhe humbet dinjiteti dhe kthehemi në militantë. Shkollat janë bërë sot me celularë, nuk është më mendja te dija e libri por te djallëzia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here