“Nëse ka krim shtetëror dhe elektoral që e di dhe OSBE-ODIHR është KZAZ Kuçovë”, Maliqi: Edhe të majtët e dinë se kam fituar unë !

0
155

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, për Kuçovën, i cili humbi përballë Kreshnik Hajdarit, shprehet i bindur se ai është fituesi.

Maliqi ka akuzuar oligarkun Pëllumb Salillari se ndikoi në përmbysjen e rezultatit për llogari të kryebashkiakut Hajdarit.

Maliqi shprehet i bindur se ai është fituesi dhe këtë moralisht sipas tij e dinë edhe të majtët.

Moralisht edhe të majtët e dinë se kam fituar. Janë disa denoncime në SPAK. Dihet që bashkia Kuçovë është e fituar dhe e rrëmbyer në tavolinë. Kjo është konstatuar edhe gjatë procesit të numërimit. Edhe vet ai është i bindur që bashkia e Kuçovës ju kthye qytetarëve. Po të shikoni votat janë 3600 vota por unë jam 6000 vota. Bashkia e Kuçovës u fitua nga unë. Rival kam pasur Pëllumb Salillarin.

Ai e çoi investoi edhe e mbrojti kandidatin. Shqiptarët nuk blihen.Për mua u vodh në tavolinë. Kam bindjen se aty do të ketë edhe përmbysje. Fitues është Lefter Maliqi dhe ka mundur të dy kandidatët. Më te dy kam dalë mbi ta. Janë disa kallëzime në SPAK kundër këtij oligarku”, tha Maliqi në ReportTv.

Ai gjithashtu akuzoi funksionarët e KZAZ-ve, pasi sipas tij gjatë procesit të votimit, ka pasur probleme me kamerat e sigurisë, ashtu siç edhe ka nënvizuar në kallëzimin penal me pretendimin e tij për manipulim të zgjedhjeve që dorëzoi dje në SPAK.

Nëse ka krim shtetëror dhe elektoral që e di dhe OSBE-ODIHR është KZAZ Kuçovë. Kanë kërcënuar njerëzit që mos të vinin të votonin. Unë bëra fushatë i vetëm me popullin gjuhë më gjuhë. Kanë hedhur mbi 1 mln euro investime”, u shpreh Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here