Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ku një automjet ka dalë nga rruga, mes pasojë plagosjen e tre vajzave të reja.
Policia e Shkodrës bën me dije se mjetin tip ‘Porsche’, i cili drejtohej nga një 20 vjeçare me inicialet R.P, ka dalë nga rruga duke mbetur të plagosura shoferja dhe dy pasagjeret, 20 dhe 18 vjeç.
“Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, njoftojnë blutë.
Sakaq mësohet se njëra prej vajzave është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerat ndodhen në spitalin e Shkodrës.