Familjarët e Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: U dhunua nga policia, të zbardhet e vërteta

0
160

Familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.

“Jani Rustemi u arrestua për një vjedhje, por është ndier keq dhe më pas është dërguar në spital. Dyshohet se i është dhënë një dozë e lartë metadoni”, ka raportuar gazetari Igli Çelmeta.

 

 

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here