U kap me një shumë të madhe frangash të padeklaruara në Rinas, arrestohet i riu malazez

0
90

Një 30-vjeçar malazez ka përfunduar në telashe me policinë, pasi është kapur në Rinas me një shumë të madhe frangash të padeklaruara.

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez  me inicialet A. T., të cilit iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro.,

Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here