Berisha: Analiza dhe mbledhja e dokumenteve dëshmive fotografive, filmimeve fakton në mënyrë të pakundërshtueshme ndërhyrjet brutale, antikushtetuese dhe antiligjore të Edi Ramës në kontrollin e votës së zgjedhësve shqiptarë.
Dokumentet faktojnë se në Shkodër u bashkuan bandat me armiqësinë më të egër ndaj njëra-tjetrës të urdhëruara nga kryekumbara, Edi Rama.
Bandat e Edi Ramës bënë gjithçka për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në shumë zona të vendit. Por bandat ishin një shkrirje me bandat e qeverisë, inxhinierë, drejtorë, punonjës kanë ushtruar terror ndaj qytetarëve me kërcënimin votën ose jetën.
Delikuent, të dënuar rëndë në vende përreth si përdhunues kanë shoqëruar deputet të PS dhe janë vendosur numërues në qendrat e numërimit në Devoll psh.
Në burgun e grave në Tiranë është votuar 100% për Erion Veliajn. Vetëm një person dhe ai ishte vëzhguesi ka arritur të votojë ndryshe. Në qendra të tjera qytetarët janë detyruar të mos futen fare në dhomën e fshehtë sepse kanë marrë fletën e mbushur nga komisioneri.