Gjici i kërkon plotësimin e ‘kontratës’, Rama: Të gjitha rrugët tani nuk të çojnë në Kukës por në Tropojë

0
365

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të falënderimeve në Bashkinë e Kukësit. Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i kujtoi kreut të qeverisë kontratën e premtuar për qytetarët e Kukësit në këmbim të mandatit të radhës.

“Kësaj radhe kanë votuar me mendje dhe jam mirënjohës për secilin prej jush. Kur kryeministri më ka kërkuar të vij në Kukës një gjë ka qenë e rëndësishme dhe prekëse për mua, Safet duhet të lësh punët e tua dhe të bëjmë Kukësin.

Ne jemi këtu për punë, kali i punës ja ku jam, për politikë Pandi, tani tjetrën e di vetë, Ajo kontrata unë kryeministër duhet me e realizuar për Kukësin dhe kuksianët që kanë votuar në radhë të parë për veten e vet. Ne na ka rënë puna për të mbyllur këto investime se të gjithë kërkesat që banorët e njësive dhe qytetarët kuksianë kanë i kemi pasqyruar në kontratë. Duhet t’i realizojmë se ia kemi borxh. Unë këtu do jem natë ditë për t’i realizuar bashkë me gjigandin tonë, kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Gjici.

Rama u shpreh se kur është shkruar kontrata e Safetit, socialistët nuk e kishin menduar se do të fitonin edhe Tropojën dhe sot prioritet është kjo bashki. Ai tregoi se kur i ka thënë Pandeli Majkos se do shkonte si drejtues politik në Kukës, ai e ka parë sikur po e dërgonte në internim.

“Kontrata e Safetit ka një problem se është shkruar dhe është shpërndarë kur nuk mendonim se do të fitonim edhe Tropojën. Nuk po shkoj në Shkodër dhe Kamzë, nuk dua të ul fitoren e Kukësit dhe rëndësinë e fitores tënde por dua të them që ke hyrë në një fazë të re të historisë ku të gjitha rrugët nuk të çojnë në Kukës por në Tropojë. Më mirë të del se këta të Tropojës duan me dal fare nga kufijtë duan me dal në Plavë dhe Guci.

Kanë punuar shumë mirë patronazhistët dhe aktivistët që dua t’i falenderoj, janë bërthama më e re e organizimit tonë. Unë mendoj që një rol të veçantë në këtë qark ka pasur edhe Pandi. Dua ta falenderoj dhe dua t’i kujtoj që kur unë i kam thënë që ti do shkosh në Kukës, më pa sikur po e çoja në internim. Nuk foli, në darke më çon mesazh: Seriozisht e ke ti?! Isha i bindur që Pandi do krijonte një sinergji dhe një atmosferë pozitive. Si thotë Safeti, Pandi është politikë, unë jam kalë pune., Megjithëse po sillet si kalë karroce, se thonë kali jam, karrocën e kam dhe më thotë mua ngarkoje ti, se kali me karrocën bosh nuk i duhet njeriu”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here