Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë Fredi Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndodhet në qeli pasi u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit për blerje votash. Fredi Beleri doli para GJKKO-së të hënën dhe togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi deklaroi se mandati i jepej zyrtarisht Belerit, ndërsa ky i fundit fitoi përballë kandidati i PS, Jorgo Goro me 19 vota më shumë.
Ndërkohë, KQZ dha sot rezultatin dhe për 11 bashki të tjera dhe 12 këshilla bashkiakë.
Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).