Bomba’ e Berishës: Kam shkresën e britanikëve, thonë nuk e heqim non gratën se na bie reputacioni

0
282

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë në “Çim Peka Live”, në Syri Tv. 

Berisha u shpreh se disponon shkresën e autoriteteve britanike lidhur me sanksionimin vitin e kaluar të bazuar në shpifje dhe se do t’i bëjë ato publike shumë shpejt. Lideri i opozitës tha se në shkresë thuhet se non grata nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike.
Sali Berisha: Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: “Të mos ia heqim se na bie reputacioni”. I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t’i bëj publike. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here