Vendimi/ Qeveria mbyll Akademinë e Studimeve Albanologjike, Gjinushi merr plotfuqi te Akademia e Shkencave

0
266

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur tashmë vendimin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike duke i dhënë plotfuqi Akademisë së Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi.

Projektvendimi është gati nga Ministria e Arsimit projektvendimi, i cili pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave, e cila merr dhe të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Kjo VKM që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe me ligjin për Akademinë e Shkencave.

 

 

VENDIMI
1. Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

2. Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.

3. Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në administrim të Akademisë së Studimeve Albanologjike, kalojnë në administrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund të ndryshojë apo tjetërsojë destinacionin e tyre.

4. Akademia e Studimeve Albanologjike ka këto detyrime:

a) Të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin e tretë të studimeve, për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, që plotësojnë kriteret ligjore për transferimin e studimeve, në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme.
b) Të përgatitë dosjen për çdo doktorant, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia vendosë në dispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 Gusht 2023.

c) Të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen nga doktorantët përkatës, brenda datës 08 Shtator 2023.

d) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore, në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi për arkivat.

e) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

5. Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, për zbatimin e këtij vendimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here