“Do na shuante familjen..”/ Ja çfarë deklaroi Habib Rexha në gjykatë

0
183

Habib Rexha akuzohet për vrasjen e Arjan Gosës më 21 maj në Kavajë. Ai ka pranuar krimin dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Rexha ka marrë hakun e vëllait të tij, Altinit i cili ka mbetur i vrarë pas një konflikti me vëllain e viktimës, Armand Gosën, i cili gjithashtu ka vdekur në atë konflikt. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën më 29 mars.

Tashmë, vëllai tjetër i familjes Gosa ka humbur jetën, ndërsa vëllai tjetër i familjes Rexha do të vuajë dënimin në burg.

Në seancën me dyer të mbyllura ai ka pohuar se ndihej i kërcënuar.

“Arjani kur u kthye nga Italia kishte thënë se do të na e shuante familjen. Shoku im nuk kishte dijeni se çfarë kisha bërë,” – u shpreh Rexha i cili mbrojti shokun e tij, shoferin Ervis Kurti i cili u dënua me “arrest shtëpie”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here