Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e radhës për Granadan, në La Liga 2.
Uzuni “tundi rrjetën” në minutën e 42-të, në sfidën ndaj Leganes. Për 27-vjeçarin ky është goli i tij i 23-të me këtë fanellë, në 38 ndeshje.
Më përpara, Myrto Uzuni ka kontribuar për Ferencvaros në OTP Bank Liga të Hungarisë, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur paraqitjet me Ferencvaros.