Sekretari i përgjitshëm dhe kryetari i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi ka thirrur një mbledhje ditën e hënë dhe të martë, më 5 dhe 6 qershor për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe procesin e riorganizimit të PD.
NJOFTIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM DHE KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, z. GAZMENT BARDHI
Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:
– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.
– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.
Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.
Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë.