Rruga që lidh Peshkëpinë me Vllahinën në Selenicë të Vlorës është tejet e degraduar, duke u bërë burim aksidentesh. Përdoruesit e këtij aksi, pohojnë se janë të shumta aksidentet që kanë ndodhur, pasi për të shmangur gropat bëhet devijimi i mjetit, i cili rezulton në disa raste fatal.
Prej gati 10 vitesh , rruga “Peshkëpi” në Selenicë që të çon drejt qendrës Administrative “Vllahin’’ nuk mirëmbahet. Është vetëm 6 km, por aksi është plot me gropa, duke bërë që drejtuesit e mjeteve të hasin vështirësi. Më e rrikshme, lëvizja bëhet në orët e natës ku mungon ndriccimi, duke u bërë burim aksidentesh.
Banorët tregojnë se automjetet e tyre jane dëmtuar nga ky amortizim i rrugës, por edhe pse janë ankuar disa herë te Bashkia Selenicë, situatë është po e njëjtë dhe mbeten premtime votash me pak cakëll elektoral.
Kjo rrugë e kthyer në gangren për banorët e zonës vijon amortizimin për të cilën ata kërkojnë të investohet sa më pare./syri