Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR ka ndërhyrë në shpërndarjen e protestuesve në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.
Mediat kosovare raportojnë se është dashur të përdoret edhe gaz lotsjellës, madje nuk kanë munguar edhe konfrontimet mes KFOR-it dhe protestuesve.
Nga përplasjet, janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it.
Fillimisht KFOR-i, i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen por nuk janë bindur.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.