Një banesë është përfshirë dhe djegur totalisht nga një zjarr gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabon në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Banesa në pronësinë e Zef Gjergj Pëllumbajt duket se është shkrumbuar për shkak të motit të keq. Mendohet se nga kushtet atmosferike një rrufe ka sjellë ndjezjen e zjarrit. Për fat të mirë pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime.
Lojtës Videosh
Zjarri nisi rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, po ashtu edhe policia e cila po punon për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri.