Përmbyten 15 shtëpi në Kuçovë si pasojë e reshjeve/ Banorët kërkesë shtetit: Na kompensoni dëmet !

0
165

Për rreth dy orë qyteti i Kuçovës u pushtua mbrëmjen e djeshme nga reshjet e shiut dhe të breshrit. Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut, të shoqëruara me intensitet të lartë më pas me breshër, kanë shkaktuar përmbytje në disa banesa në lagjen ‘1 maji’ në këtë qytet. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore dhe në pemëtari në fshatrat: Perondi, Magjatë e Gorraj. Në lagjen “1 Maji” rreth 15 banesa u pushtuan nga shiu dhe breshëri, që ju hyri në shtëpi duke ju shkatërruar gjithçka. Banorët shprehen se uji që u vërshoi në shtëpi ka prishur gjithçka, që nga orenditë e deri tek elektro-shtëpiaket. Sipas banorëve, shkak për këto përmbytje nuk është natyra por bllokimi i koletorëve, që-sipas banorëve-nuk janë pastruar për vite të tërë. Ata i bëjnë apel shtetit për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare.

Drejtori i Zhvillimit Rural në bashkinë Kuçovë, Nazmi Sula ka pohuar se reshjet e djeshme të shiut e breshërit kanë dëmtuar në përgjithësi kulturat një vjeçare, siç janë: gruri e perimet si dhe kulturat dru-frutore. Sipas Sulës, dëmi i shkaktuar në grurë ka qenë në masën 100%.Ai ka pohuar se në fshatin Perondi është dëmtuar një sipërfaqe rreth 60 hektar, në fshatin Magjatë 50 hektar dhe në fshatin Gorraj 45 hektar dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur pritej që gruri të korrej dhe të magazinohej javën që vjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here