Nga avokati Altin Goxhaj
Këtë e kam publikuar 4 vite më parë! Mjafton ta lexosh dhe kupton që Opozita jonë në atë kohë ka qenë në gjumë dhe sot bën sikur po artikulon gjëra të reja që në fakt janë gjëra që i kemi konsumuar e stëkonsumuar atë kohë!
Analiza e Avokati Altin Goxhaj botuar në Gazeta Standard në 25 Maj 2019
“SHQIPËRIA I VETMI VEND NË BOTË QË DREJTËSINË E KA “REFORMUAR” DHE E DREJTON DIREKT SOROS!”
Reforma Sorosiane në Drejtësi është komponenti më i rëndësishëm i Axhendës Soros të Rilindjes për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Vazhdim i përshtatur i Memorandumit të viteve ‘30 të akademikut Serb Vaso Çubrilloviç. Skenar Gjeopolitik i realizuar për llogari të qëllimeve shoviniste të fqinjëve ballkanik të Shqipërisë i marrë me konçension nga Mafia Soros.
Reforma në Drejtësi u ideua dhe u planifikua nga Soros si garantuesi dhe mjeti kryesor i zbatimit të kësaj Axhende! Marëveshja e Soros me Lulzim Bashën në 5 Dhjetor 2014 në Selinë e PD, synonte që PD të mos pengonte këtë plan ku sovraniteti kushtetues i Shqipërisë t’i jepet Soros në tavë me 139 vota si ndodhi në 21 Korrik 2016. Reforma synonte që në fillim që të gjitha pikat kyçe të drejtësisë të kontrolloheshin nga njerëzit e Soros ashtu siç dhe ndodhi që si KLP dhe KLGJ drejtohen në mënyrë absurde nga 2 zyrtarë të Soros. Për të realizuar këtë axhendë u mobilizua direkt Fondacioni Soros në Tiranë ku Andi Dobrushi si Drejtor i Fondacionit dhe njeri i afërt i Lulzim Bashës, mbikqyrës i Qeverisë Shqiptare për llogari të Institutit të Shoqërisë së Hapur në New York nëse po e realizon me sukses Axhendën Soros për Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë.
Ashtu siç parashikohej në Strategjinë e Fondacionit Soros për Shqipërnë 2014-2017, Reforma në Drejtësi synonte që direkt mas marrjes së garancive nga Lulzim Basha, të lobohej pranë Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së Komisionit Europian në Shqipëri duke shfrytëzuar lobimet në Washington dhe Bruksel të ndërtohej një skemë rrënimi e drejtësisë me qëllim që ajo të kthehej si një instrument represioni dhe kontrolli nga Qeveria Shqiptare. Për këtë qëllim u hartua edhe legjislacioni shqiptar dhe proçedurat që të eliminohej që në fillim Gjykata Kushtetuese e cila do të shembte rendim kushtetues (çdo rend kushtetues në çdo shtet demokratik apo me demokraci hibride garantohet nga institucioni i gjykatës kushtetuese).
Pas eliminimit të Gjykatës Kushtetuese si pengesë kryesore e Axhendës për Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë, u mor në kontroll Prokuroria dhe më pas u eliminua Gjykata e Lartë! Për këtë qëllim Fondacioni Soros nëpërmjet skemës së emërimit të të ashtuquajturve përfaqësuesve të shoqërisë civile dmth të OJFve të Soros bllokoi proçesin për 1 vit në mënyrë që të mos kishte mundësi të ngriheshin strukturat e qeverisjes së Prokurorisë dhe Gjyqësorit dhe në krye të mbeteshin të emëruarit politik të mazhorancës.
Vetë modeli i Vettingut i hartuar bashkarisht midis ekspertëve të PS dhe PD për filluar proçesin e Vettingut nga lart-poshtë dmth në fillim eliminoheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, më pas ata të Gjykatës së Lartë dhe më pas ata të Apelit duke shkatërruar të gjithë institucionet e gjyqësorit një e nga një, synonte rrënimin e çdo pengese në Grushtin e Shtetit që do të rrënonte bazat e shtetit me qëllim realizimin pa pengesa të Axhendës për falimentimin dhe shpopulimin e Shqipërisë.
Aktualisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët sot kanë humbur statusin e gjykatësit apo prokurorit të pavarur edhe formalisht pasi funksionojnë si nëpunës publik të Qeverisë e cila u jep ose jo dokumentacionin e duhur për të kaluar ose jo vettingun. Gjykatat kanë rënë dhe sot Shqipëria ngjan me Shqipërinë e kohës së diktaturës komuniste që e gjithë drejtësia është në funksion të një klike në pushtet e tradhtuar nga një Opozitë kuislinge e drejtuar nga diversantët e Soros të katapultuar që në 2005 nëpërmjet KOP një strukturë e krijuar nga PD në zbatim të marëveshjes së PD me Soros në 2005 me qëllim mosepengimin e PD që të vinte në pushtet në 2005.
Aktualisht sot Shqipëria është i vetmi vend në Botë që drejtohet nga Soros, që drejtësinë e ka “reformuar” dhe e drejton direkt Soros dhe rezultati është i qartë për të gjithë se çfarë do të thotë të kapet Shteti dhe shoqëria nga Mafia Soros: Rrënim, Falimentim dhe Shpopullim për llogari të armiqve të vendit.