Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë.
Berisha u shpreh se Edi Rama ka qenë dhe është ndihmës i Aleksandër Vuçiç dhe prej vitesh i ka futur thika pas shpinës Kosovës.
“Edi Rama ka qenë këto vite një ndihmës i shpifur i Vuçiç dhe i ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Në këtë kontekst mos harroni fjalët e tij që, “kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që t’ju ndërmjetësoj te Vuçiç. Është peng në duart e Vuçiç.
Berisha theksoi se nuk ndan të njëjtin qëndrim me Albin Kurtin për gjithçka, por në rastin konkret ai është duke qëndruar si kryeministër që kërkon të zbatojë ligjet e vendit.