U kap duke vjedhur para nga një automjet, pezullohet nga detyra efektivi i policisë në Shkodër

0
194

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra, pasi u filmua duke vjedhur një zarf me para nga një automjet. Bëhet fjalë për nënkomisarin me iniciale Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, për të cilin është njoftuar edhe AMP.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Videoja në fjalë u publikua në rrjetet sociale nga JOQ, që më pas solli dhe reagimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here