Braimllari: Kuçova është sot shembulli më i qartë i konsumimit të çdo vepre penale dhe krimi elektoral. Kryebashkiaku i zgjedhur i dënuar më parë

0
102

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka denoncuar serish zgjedhjet e mbajtura në Kuçovë.

“Jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë, krimin e tmerrshëm shtetëror dhe elektoral të konsumuar në Kuçovë, më 14. Maj, duke grabitur me paratë e oligarkut,trafikut të drogës, në tavolinë mandatin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi.

 

Prova pafund të bëra publike këto ditë, konfirmojnë qartë që mandati koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës është grabitur.

Në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtur Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në datë 04.04.2023, mbi verifikimin e pastertisë së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe Kandidatii Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie ne rradhët e Rilindjes, i cili në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”.

Materiali drejtuar KQZ por dhe Prokurorisë së Përgjithshme ngana jonë ka qenë i plotë shoqëruar me vendimin e denimit të këtij shtetasi. Ende ne nuk kemi një përgjigje dhe mungesa e kësaj përgjigje nga ana e KQZ kompremton rënde procesin.

I bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, matërialin referuar Prokurorisë për këtë çështje ta paraqesë të plotë së bashku me vendimin e dënimit.

Ne të njëjten kohe kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Lefter Maliqi i është drejtuar SPAK për të njëjtën çështje dhe ende nuk ka një përgjigje.

Kërkojmë nga ana e SPAK të vihet në lëvizje të menjëhershme për krimin elektoral të ushtruar në Kuçovë

 

Kuçova është sot shembulli më i qartë i konsumimit të çdo vepre penale dhe krimi elektoral.

Ne do ta ndjekim deri në fund për të zbardhur të vërtetën dhe për të vendosur drejtësi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here