Kraki: Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Nezir Kraki, Pedagog u shpreh se është hera e parë në këto 30 vite që Shqipëria nuk luan në fushën e Kosovës.
Ai tha se është hera e parë që Shqipëria nuk e ka asnjë fjali normale dhe përkrahëse ndaj Kosovës. Është me neutrale se ndonjë shtet aziatik.
Kraki: Është hera e parë në këto 30 vite që Shqipëria nuk luan në fushën e Kosovës dhe po bën shumë vite, qysh prej atij momentit që Rama u bë zëdhënësi i qeverisë serbe, me përshpëritjet e Baton Haxhiut me ndarjen e Kosovës dhe faljen e Serbisë.Rama u bë si një paqësues i Ballkanit me megalomaninë që e karakterizon, me mik Vuçiçin dhe si armik Albin Kurtin. Është hera e parë që Shqipëria nuk e ka asnjë fjali normale dhe përkrahëse ndaj Kosovës. Është me neutrale se ndonjë shtet aziatik. Kjo është e papranueshme.