Lufta në Ukrainë, senatorët thirrje Biden-it: Mbështet krijimin e një gjykate të OKB-së për agresionin rus

0
89

Dy senatorë demokratë me peshë po i bëjnë thirrje administratës së Presidentit Joe Biden që të ndryshojë qëndrim dhe të mbështesë krijimin e një gjykate të posaçme të OKB-së për të vënë para përgjegjësisë udhëheqësit rusë për sulmin ndaj Ukrainës që filloi në vitin 2022.

Të mërkurën, Senatorët demokratë Ben Cardin dhe Tim Kaine, dy anëtarë të rëndësishëm të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, paraqitën një projekt-rezolutë ku i bëhet thirrje administratës “të përdorë zërin e saj dhe të votojë në institucionet ndërkombëtare në mbështetje të krijimit të një gjykate të posaçme ndërkombëtare penale për të mbajtur përgjegjës udhëheqësit e Federatës Ruse që drejtuan dhe urdhëruan agresionin në Ukrainë”.

Një trajtim i ndryshëm

Krimi i agresionit – i përkufizuar si “planifikimi, përgatitja, fillimi apo ekzekutimi” i një akti agresioni, siç është sulmi i armatosur – është veçmas nga krimet e luftës, krimet ndaj njerëzimit apo gjenocidit.

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) mund të hetojë për këto lloje të tjera krimesh, por jo krimin e agresionit. Juridiksioni i saj për këto krime shtrihet vetëm në vendet që kanë ratifikuar Statutin e Romës në bazë të të cilit u themelua kjo gjykatë. Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara, nuk është palë e këtij traktati.

Për këtë arsye, Ukraina dhe aleatët kanë kërkuar një mekanizëm alternativ për t’i mbajtur përgjegjës udhëheqësit rusë.

Në muajin mars, administrata e Presidentit Biden propozoi krijimin e një “gjykate të ndërkombëtarizuar” brenda sistemit gjyqësor të Ukrainës, por me mbështetje nga jashtë.

 

Elementët ndërkombëtarë

 

“Vizioni ynë për këtë gjykatë është që të përmbajë elementë domethënës ndërkombëtarë – në formën e burimeve dhe strukturave domethënëse ligjore, të personelit dhe të informacionit”, thotë Beth van Schaack, diplomatja më e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për çështjet e drejtësisë penale globale, kur njoftoi mbështetjen e administratës së Presidentit Biden për ngritjen e një strukture të tillë.

Gjykata mund ta fillonte punën nga jashtë Ukrainës, apo gjetiu në Evropë, tha ajo.

 

Plani amerikan gëzon mbështetjen e vendeve anëtare të Grupit të Shtatëshes, por ka hasur në kundërshtitë e zyrtarëve ukrainas, të cilët thonë se për ta mundësuar këtë nevojitet ndryshimi i kushtetutës, proces i cili nuk është praktik të realizohet në periudhë lufte.

 

Zyrtarët ukrainas thonë se një gjykatë e OKB-së, sipas modelit të gjykatës së Nurembergut, do të plotësonte këtë “mangësi të llogaridhënies” në legjislacionin ndërkombëtar dhe do të gëzonte legjitimitet ndërkombëtar, në dallim nga një gjykatë me seli në Ukrainë. Muajin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri sërish thirrje për një iniciativë të tillë, që mbështetet nga disa vende të vogla evropiane.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here