Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së premtes në një banesë në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza-s në Itali.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në banesën në via Rossi, pas një telefonate. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë.
Nuk bëhet e ditur se kush i ka lajmëruar, por me gjithë ndërhyrjen e shpejtë nuk është mundur t’i shpëtohet jeta e të riut, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Një e shtënë me armë brenda banesës ka rezultuar fatale dhe policia është në kërkim të fqinjëve që mund të kenë dëgjuar diçka ose të japin detaje të dobishme për qëllimet e hetimit.
Brenda shtëpisë ndodhej një person tjetër tjetër nga Shqipëria, i cili qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe të hapte derën për policinë.
Dyshimet janër për vrasje, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë aksidentale.