SKANDAL në RTSH/ Njejtë si me televizionet serbe, gazetari Yzeiri e trajton Kosovën si luftënxitëse: E tradhëtoi Klintonin, zgjodhi luftën në vend të paqes

0
461

Në televizionin publik sot ka ndodhur një skandal i përmsasave kombëtare. Në emisionin e drejtuar nga gazetari Ilir Yzeiri i titulluar “AND” është trajtuar situate në veriun e Kosovës. I formuar si editorial, ky emision ka si synim të trajtojë ccështjet e ngjarjet në një këndvështerim specific.

Por ajo që ka ndodhur në serinë kushtuar tensioneve në veri është mbi të gjitha një keqtrajtim i gjithë vuajtjeve dhe sakfrificës së vëllezërve kosovarë. Nën titullin “ Kosova e tradhëtoi Klintonin- Në vend të paqes zgjodhi luftën”, gazetari dhe vetë RTSH ka mbajtur një qëndrim identik me palën e pushtetit në Serbi dhe mediat atje.

Askush deri më tani, madje as ndërkombëtarët që kanë qenë kritik me Kurtin, nuk kanë treguar gishtin vetëm te një palë në konfliktin në veri. Në mënyrë skandaloze televizioni kombëtar i një shteti që e ka në kushtetutë mbrojtjen e Kosovës, e cilëson këtë shtet si luftënxitës. RTSH dhe vetë gazetari duhet të kërkojnë urgjetisht falje për këtë trajtim mediokër dhe skandaloz të ngjarjeve në veri të Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here