“Ata që sulmuan KFOR-in, të përballen me drejtësinë”, përfundon takimi me Albin Kurtin/ Lajçak dhe Escobar: Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës

0
149

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit të SHBA Gabriel Escobar, emisarit të BE Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në një deklaratë për mediat, ata kanë bërë me dije se i kanë prezantuar Kurtit tre propozime, përfshirë uljen e tensioneve, zgjedhje të reja në veri të vendit dhe vijimin e dialogut mes dy shteteve.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, teksa shtoi se ky është vetëm fillimi.

Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët.

Ndërkohë, Escobar tha se ai erdhi në këtë takim si mik i Kosovës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.

Escobar u shpreh se personat të cilët kanë sulmuar ushtarët e KFOR duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR i dënueshëm dhe sulmuesit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Escobar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here