Një 17-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Leotrim është në listën e policisë britanike, në mesin e 7 personave të zhdukur.
Leotrimi është parë për herë të fundit në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, 31 janar, raportojnë mediat britanike.
Me gjithë hetimet e shumta në Britani dhe në Shqipëri, Leotrimi nuk është gjetur dhe shqetësimet për 17-vjeçarin janë rritur.
Familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.
Nk dihet se çfarë ishte veshur për herë të fundit Leotrim, por ky imazh është i vetmi që policia mban prej tij.