SPAK ka lëshuar sot urdhër-arreste për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.
Vangjush Dakos u vetëdorëzua në ambientet e Drejtorisë e Policisë Tiranë. Dakos Dako i komunikohen akuzat, ndërkohë që ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.
SPAK ka lëshuar sot urdhër-arreste për 7 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Ish-zyrtarët kanë qenë pjesë e Zyrës së Urbanistikës, njëri prej të cilëve është identifikuar si A.Q., ish-drejtori i urbanistikës si dhe Fiqiri Faruku.
Në historinë e tij të karrierës politike, ndaj Dakos janë bërë disa akuza, një prej të cilave ajo e daljes në përgjime në Dosjen “339”, për shitblerje të votave për zgjedhjet e 2017.
Në këtë periudhë, i ftuar në një studio televizive dhe i pyetur për akuzën e lidhjes të tij me grupin e ‘Avdylajve’ të arrestuar për trafik droge, ai thoshte se ‘duart i ka të pastra si akullore”, ndërsa e konsideronte veten në fushatë si supermen.
Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.
Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë.
Po ashtu Dako në vitin 2017 u përfshi në dosjen “e famshme”, “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit atij viti.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon. Gjatë fjalës së tij nga takimi me banorët e Beratit, Rama tha se po goditen njerëz lidhur me pushtetin.
“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS. Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama.
Deputeti Ervin Salianji, në një lidhje live në edicionin qendror të lajmeve në Neës24 ka folur në lidhje fletë-arrestin e SPAK për ish- kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Salinaji ka zbuluar se në bazë të informacioneve, ditën e premte ku SPAK është shoqëruar në SPAK është kërkuar arrestimi i tij, por i është vënë në dispozicion një kohë prej disa ditësh, gjë që sipas tij është shqetësuese pasi mund të shfrytëzohet për të fshehur të dhëna e fakte.
Deputeti i PD e konsideroi Dakon si një nga personat më të korruptuar në vend, ndërsa vlerësoi punën e SPAK dhe kërkoi inkurajimin për të vijuar në këtë rrugë.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lëshimin e urdhër arrestit për Vangjush Dako.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka ironizuar vendimin e SPAK, duke shkruar se “nuk e bënte dot para zgjedhjeve, pasi duhej të ruheshin votat”, teksa e ka krahasuar rastin me arrestimin e Belerit.
Sakaq shkruan se arrestimi ishte rilindas.