Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish sot anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmali që sipas tij legjitimoi votimin në burgun e Rrogozhinës ku kandidati i PS-së përmbysi rezultatin në garën për Bashkinë.
“Cdo ditë dalin në pah rrëmbime mandatesh, dalin në pah akte të tjera të shëmtuara të regjimit për të kontrolluar me çdo çmim vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Këto 2-3 ditët e fundit KAS i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion që kryesohet nga një ish bashkëpunëtor i afërt i imi, i shkarkuar për korrupsion dhe tani humbet çdo lloj norme, parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë se si e si ti kthejë në të mundur me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës. Ky person me urdhër të Edi Ramës legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për një qendër votimi”, u shpreh Berisha në mbledhjen me deputetët e tij.