Mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët. Bardhi e Sula braktisin mbledhjen

0
401

Mbledhja e kryesisë së Grupit, Basha – Alibeaj ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.

Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
Por në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja. Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të Kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here