Problemet me shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet nje linjë e transmetimit te lartë ka detyruar Ervin Memon të ngujohet ne makinë e tij ne tokën që ndodhet ne Vadhizë të Fierit. Ai shprehet se nuk është kundër ndërtimit të linjës, por kërkon që të marrë dëmshpërblimin për zënien e tokës.
42 vjeçari thekson se do të qëndrojë i ngujuar deri në marrjen e një përgjigjeje.
Ervin Memo ka marrë makinën, e ka parkuar në tokën për të cilën që pretendon se është e tij dhe ka vendosur që të qëndrojë aty dhe të ngujohet. Ai pretendon se hapësira e tokës që ai ndodhet në Vadhize, njësia administrative Qendër bashkia Fier, përfaqësuesit e firmës e cila do të ndërtojë një linjë transmetimi të tensionit të lartë nga fotovoltaikët po i vjedhin pronën.
42 vjeçari thotë se është dakort për ndërtimin por në fillim të shpronësohet për tokën ku do të vendoset linja.
Ai shprehet se nuk do te dalë nga makina ku është ngujuar deri sa të marrë një përgjigje për këtë çështje.