Rama-Kim, darkojnë së bashku

0
158

Kryeministri Edi Rama ka darkuar sot me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim. Thuhet se në mbrëmje kreu i qeverisë dhe ambasadorja amerikane janë takuar në rezidencen amerikane, sipas burimeve, por që nuk bënë të ditur se cilat kanë qenë temat që ata kanë biseduar.

Darka mes kreut të ekzekutivit dhe kryediplomates amerikane në Tiranë vjen pak orë pas urdhër arrestit për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe pak ditë pas lirimit të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri për të cilin Ambasada Amerikane mbajti një qëndrim të fortë.I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri. Sakaq, vlen të përmendet se Apeli i GJKKO vendosi lënien në fuqi të vendimit të parë ndaj ish-ministrit Tahiri, pasi sipas trupës gjykuese është faktuar lidhja e tij me Habilajt dhe gjatë kohës që ka qenë ministër ka shpërdoruar detyrën. Tahiri pritet të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai ka të drejtë rekursi në Gjykatën e Lartë”, thuhej në reagimin e ambasadores Kim./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here