SPAK thërret për të dëshmuar sanitaren që u kërcënua nga Majlinda Bufi

0
200

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur për të dëshmuar sanitaren e shkollës 9-vjeçare në fshatin Suk, së cilës i bëri presion Majlinda Bufi.

SPAK ka kërkuar materiale dhe prova lidhur me skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit. Bufi është shfaqur në video disa herë duke kërcënuar qytetarët dhe konkretisht, sanitaren e shkollës në Suk.

Videopërgjimi u bë publik në emisionin “Piranjat”, ku Bufi e presionon sanitaren me vendin e punës dhe i jep direktiva se me kë duhet të shoqërohet.

Pasi dëgjojnë rrëfimet e dy zonjave ‘Piranjat’ drejtohen tek bashkia për të takuar kryetaren. Pas refuzimit të parë ajo vendos t’i presë në zyrë. Fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është ajo në audio.

Pas pak minutash e tensionuar nga faktet kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke i kërkuar ‘Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here