Një 26-vjeçare nga fshati Dorëz në Librazhd ka tentuar t’i japë fund jetës.
Mësohet se e reja me iniciale A.H është parë nga familjarët e saj ndërsa ndërmori aktin ekstrem për t’u vetëvarur.
Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se aktualisht gjendja shëndetësire e saj është kritike.
Policia ka marrë në pyetje familjarët për të zbardhur motivet që e çuan të renë drejt aktit ekstrem.