Infektimi i 1-vjeçarit me HIV/ Familjarët të dëshpëruar: Prokurori po na zvarrit çështjen!

0
115

Prindërit e fëmijës 1-vjeçar të infektuar me HIV po përballen me ecejake të shumta nga organet e drejtësisë, duke mos marrë ende asnjë përgjigje se ku është infektuar i vogli i tyre.

Edhe pse Gjykata e Apelit të Tiranës para disa muajsh i dha të drejtë prindërve, duke kërkuar nga Prokuroria të hetojë imtësisht rastin dhe pretendimet e ngritura prej tyre, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Madje, prindërit e 1-vjeçarit kanë bërë kërkesë për ndryshimin e Prokurorit Saimir Hysi, që sipas tyre, është duke zvarritur çështjen.

“Edhe pse ka dy vendime të gjykatës nuk është ndërmarrë asnjë hap nga prokurori. Nuk kemi besim në autoritetet shqiptare, shpresa jonë e vetme është në Gjykatën e Strasburgut, do e çojmë deri në fund betejën për djalin”, tha i ati i 1-vjeçarit.

Mirëpo sipas familjarëve kërkesat e tyre të herë pas hershme për ndryshimin e prokurorit kanë rënë në vësh të shurdhët dhe frika e tyre qëndron se çështja nuk do të zbardhet asnjëherë, nëse Prokurori aktual Saimir Hysi do të jetë sërish në krye të hetimeve.

“Kërkojmë ndryshimin e prokurorit Hysi. Duam që çështja për djalin tonë të hetohet”, u shpreh babai i fëmijës së infektuar me HIV.

Familjarët tashmë ndodhen në Itali prej muajsh, ku vendi fqinj është duke dhënë kurat e nevojshme për trajtimin e djalit e madje i kanë akorduar edhe një pension mujor, hapa që sipas prindërve, nuk u ndërmorën apo propozuan nga autoritetet shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here