Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta në Himarë ku një 23- vjeçar ka goditur me grushte duke e dëmtuar rëndë një 55-vjeçar.
55-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi, 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.