Berisha: Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal pasi ka zhvillime dramatike !

0
632

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se opozita do të kërkojë sërish ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për aferën Rama-McGonigal.

“Dua t’u informoj se përveç komisionit për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, ne do riformulojmë dhe dorëzojmë në parlament, komisionin për hetimin e veprimtarisë së McGonigal në Shqipëri.

Siç e keni marrë vesh, ka një zhvillim shumë dramatik në këtë veprimtari. Gjer para 3 javësh, ish-tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, gjykohej për dy çështje kryesore veças. Për çështjen Deripaska dhe lidhjen ruse, për çështjen Rama dhe lidhjen shqiptare.

Njëra çështje gjykohej në Nju Jork, çështja tjetër gjykohej në Uashington. Çështja shqiptare kishte të bënte me ryshfet. Çështja tjetër kishte të bënte me probleme të tjera.

Ryshfet me të cilin Edi Rama kishte angazhuar kryezbuluesin e FBI kundër opozitës, ndërkohë që ishte në detyrë.

Natyrisht, Edi Rama ka imunitet diplomatik, por çështja e tij nuk mbyllet kurrë.

Le të aktivizojë ai të gjithë miqtë e tij, me Alex e me George, ai nuk i shpëton dot ndëshkimit nga drejtësia amerikane.

Por zhvillimi dramatik i para tre javëve është shumë thelbësor.

Prokurori amerikan kërkon shkrirjen e çështjeve, çka do të thotë se dosja shqiptare nuk është më vetëm dosje ryshfeti.

Ne do bëjmë gjithçka për të dhënë kontributin tonë për hetimin e të gjithë personave të lidhur me aferën McGonigal, në Shqipëri dhe jashtë saj, me mundësitë që kemi,” tha Berisha.

“Ju nuk duhet të harroni se Shqipëria është vendi në të cilin në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, u krye një grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Me qëllimin e vetëm, për të forcuar pushtetin mafioz të Edi Ramës dhe shkatërruar opozitën.

Kjo luftë nuk filloi me Sali Berishën, të jem i sinqertë, kjo luftë filloi që në vitin 2015 me përpjekjet më të paimagjinueshme për ta përjashtuar opozitën nga të gjitha proceset kryesore në mënyrat më diabolike.

Vazhdoi me kontraktimin e McGonigalit në një kohë kur ishte në detyrë, me angazhimin e Lou Bladel, Marko Rossinit, me ndikimin e fuqishëm të George Soros, Aleksit, etj.

Të gjitha këto janë përpjekje për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Ju nuk e harroni kur Lulzim Basha, i akuzuar nga SHBA për financime ruse, përfaqësuesi i asaj qeverie, bënte gjithçka për ta mbajtur në krye të PD. Sepse ai është pengu i Edi Ramës.

Mënyra më efiçiente për të shkatërruar një komb është të shkatërrosh opozitën,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here