Uji shqiptar drejt Italisë, ky lajm i cili qarkullon në mediat italiane ka nxitur ambientalistët në Shqipëri që të marrin masat për ta rrëzuar këtë projekt.
Sipas ambientalistëve ky projekt i cili synon të çojë ujin nga Syri i Kaltër në jugun e Shqipërisë, drejt Puljas së Italisë, po mbahet i fshehtë.
Më tej ata shtojnë se përmes këtij projekti thuhet se do te zhvillohet bujqësia e blegtoria.
Por nuk thuhet konkretisht çfarë përfiton realisht Shqipëria.
Sazan guri shprehet se uji është pasuri e patundshme prandaj duhet të regjistrohet në regjistrat e kadastrës për pasurinë e këtij vendi dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që kjo nuk është një marrëveshje e mirëmenduar.