Bandat kriminale me telefonat ANOM, shqiptarët bien në kurthin e FBI-së

0
162

Mbyllja e shërbimit të enkriptuar telefonik Encrochat bëri që grupet kriminale shqiptare të përdornin masivisht platformën Sky edhe kjo e mbyllur.

Nevoja për komunikim të pa-përgjuar bëri që ata të përdorin një tjetër mënyrë komunikimi,  telefonat  Anom. Ajo që nuk dinin ishte se telefonat Anom ishin sponsorizuar nga FBI.

Përmes informatorëve të saj kishte shpërndarë fjalën tek grupet kriminale në të gjithë botën se Anom ishte super i sigurtë. Më shumë se 12.000 persona në të gjithë botën ranë në kurthin e FBI-s duke përdorur telefonat Anom.

Mes tyre 300 organizata kriminale prej 2018 nisën të përdorin këtë telefon. Amon u përdor prej  anëtarëve të mafias italiane, si dhe grupe shqiptare të përfshira në tregtinë e drogës.

Ajo çfarë nuk dinin këto grupe kriminale ishte se çdo bisedë apo mesazh i dërguar përmes Anom monitorohej dhe ruhej  nga agjentët e FBI-së dhe ata australian.

Suedezi 40 vjeçar Maximilian Rivkin u përfshi në shitjen e të tillë telefonave dhe më pas u kthye në administratorin e kompanisë. Departamenti amerikan i shtetit disa dite më parë ofroi 5 milion dollarë për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e tij.

Rivkin është shpallur në kërkim prej vitit 2021 kur FBI dhe Europoli arrestuan persona që administronin, përdornin, shisnin telefona të enkriptuar Anom.

Operacioni  Trojan Shield i vënë në veprim nga FBI duke inkurajuar përdorimin e telefonave Anom, u bë i mundur nga bashkëpunimi me një të dënuar amerikan në këmbim të uljes së dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here