Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Mos rëndoni krizën me draftin e Ramës për asociacionin

0
113

Një shërbim ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha draft-rezolutën e paraqitur nga kryeministri Edi Rama për çështjen e asociacionit në veri të Kosovës.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu është përgjigjur pyetjeve, Berisha tha se Rama ndërhyri në mënyrë flagrante në politikën e brendshme të Kosovës.

“Ajo nuk është lajthitje. Ju garantoj se ajo është një shërbim i Ramës ndaj Aleksandër Vuçiçit dhe një goditje pas shpine që këta të dy autokratë, të lidhur nga koka te këmbët, me krimin dhe drogën i dhanë Kosovën. Rama propozoi jashtë çdo lloj kodi, ndërhyrje flagrante ndërhyrje ndaj një vendi, projektin për asociacionit, pa asnjë tagër dhe autoritet. Ky projekt u hodh poshtë nga forcat politike të Kosovës, përveç ndonjë personi tek-tuk. Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës se; nuk na përshtatet. Rama atë projekt e mori nga padroni i tij, Vuçiqi- siç thotë ai, për t’u tallur me kosovarët, për dialektin e tyre. Edhe Medvedev do ta kishte zili. Ai tha; Kosova do të kthehet në epokën e Bronzit. Ajo është politikë antishqiptare, që mbron interesat e kësaj pseudomaxhorance. Ne kemi mbajtur qëndrimet tona ndaj kësaj ndërhyrje, por i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtare që të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para së gjithash nga projekti i Serbisë së madhe të Vuçiçit, i cili kërkon me çdo kusht.”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here