1.2 mln euro abuzim/ Ish-sekretari i Përgjithshëm i Financave merret zyrtarisht i pandehur

0
137

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj ëshët marrë zyrtarisht i pandehur pasi akuzohet se i ka shkaktuar 1.2 milionë euro dëm shtetit.

Arlind Gjokutaj, bashkë me Fatmir Hoxhajn i cili mbante postin e drejtorit juridik në Ministrinë e Financave dhe Alban Rulin (përmbarues), dyshohet se janë përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Gjokutaj bashkë me dy drejtorët ndihmuan shtetasin Ilir Thana që të merrte kompensimin për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Transaksioni që ka bërë Ministria e Financave në periudhën kur ka ndodhur edhe abuzimi dhe shpërdorimi, është në shumën 48,434,227.00

Nga këto para, Gjokutaj dhe dy drejtorët kanë favorizuar Thanën me shumën 48.118.366 lekë, sipas verifikimeve të bëra nga Prokuroria.

Ilir Thana u shpërblye fillimisht nga Ministria e Financave për një magazinë dhe truall që kishte përvetësuar në 1991-n, sipas çmimeve të tregut, në vitin 2015. Në vitin 2022, edhe pse nuk kishte qenë asnjëherë pronar i magazinës dhe truallit, Thana u dëmshpërblye këtë herë sipas çmimeve të tregut 2022.

Përmbaruesi që bëri vlerësimin ishte Alban Ruli. Pasi Thana ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë për të tërhequr 260 mijë euro nga llogaria e tij bankare, banka ka vënë re se Thana ishte debitor dhe nuk mund të tërhiqte para.

Në këtë moment, banka ia kalon çështjen prokurorisë e cila në bazë të hetimeve arriti në përfundimin se për të favorizuar Thanën, Gjokutaj dhe dy drejtorët i shkaktuan buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here