Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj se në ka ndarë me kompaninë Euro-Gjici 10 milionë euro me tenderin për vendosjen e kamerve në depot e Ujësjellësit Tiranë.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se tenderi është dhënë në shkelje flagrante të ligjit për konkurencën, pasi tenderi me vlerë rreth 10 milionë euro, për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës, është fituar nga një grup operatorësh, me në krye Euro-Gjicin të cilët kanë vepruar në kushtet e “Marrëveshjes së ndaluar”.
‘Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara, duke rënë dakord më përpara, që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Tenderi me “ marrëveshje të ndaluar”!
Lal Vjedhsi ndan me Gjicin 10 mln euro, në tenderin e Ujësjellësit të Tiranës.
Të dashur miq, gazetari investigativ i Boldneës.al ka zbuluar se një tender me vlerë rreth 10 milionë euro, për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës, është fituar nga një grup operatorësh, me në krye Euro-Gjicin të cilët kanë vepruar në kushtet e “Marrëveshjes së ndaluar”, në shkelje flagrante të ligjit për Konkurencën.
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara, duke rënë dakord më përpara, që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.
Ky konstatim është publikuar në raportin e auditit të përfunduar në Prill 2023, në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, dhe të publikuar së fundmi. KLSH konstaton gjithashtu se institucioni kontraktor i tenderit 10 milionë euro, pra Ujësjellësi në varësi të Bashkisë së Tiranës, kishte detyrimin që ta referonte rastin pranë Autoritetit të Konkurencës, para se të shpallte rezultatin.
Por, një veprim i tillë nuk është kryer nga Veliaj, duke i dhënë udhë një procedure tenderuese me shkelje flagrante ligjore. Keshtu Veliaj dhe Gjici ndanë pa tender 10 milionë euro