Bylykbashi: Berluskoni, mik i madh i Shqipërisë, kontribuoi shumë në rrugën tonë drejt integrimit evropian

0
111

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, u shpreh se ai ishte një figurë që do të mbahet mend gjatë në Itali dhe që ka qenë një mik i madh i Shqipërisë, duke kontribuar shumë në rrugën tonë drejt integrimit evropian.

“Berluskoni ishte një personalitet me shumë ngjyrë, një politikan me nuhatje të mprehtë dhe përtej humorit që kishte. Është interesante se sa përpjekje është bërë për ta nxjerrë Berluskonin nga politika, pa votë, hera e parë në vitin 1994, më pas u bë një ligj “Severino”, që është ligji ynë i dekriminalizimit, që u bë për të.

Ai ka lënë disa gjurmë. Është kryeministri më jetëgjatë në Itali. Është një figurë shumë komplekse që e ka dominuar politikën italiane në këto 30 vitet e fundit.

Gjenialiteti i tij në botën e medias ishte kur monopoli ishte i RAI-t dhe krijoi një rrjet televizionesh që në të njëjtën kohë transmetonin të njëjtat programe, duke thyer një monopol shtetëror të një sistemi politik, ekonomik dhe mediatik.

Është një figurë që do të mbahet mend gjatë në Itali. Zor se kthehet një i dytë si ai dhe është një moment i trishtueshëm për politikën italiane.

Ai ka qenë një mik i madh i Shqipërisë dhe ka kontribuar shumë në rrugën tonë drejt integrimit evropian”-u shpreh Bylykbashi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here