Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur se me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconin ishte takuar disa herë, ndërsa kujtoi takimin e pare ishte në vjeshtën e vitit 1994.
Në këtë takim ku ishte i shoqëruar nga Tomor Dosti, zv. kryetar i PD-së së asaj kohe, e në të tjerët që erdhën më pas, deputeti tregoi se kishte njohur një anë shumë të brishtë dhe njerëzore të tij.
“Në një moment të caktuar, pasi konsumuam dhe disa biseda të tjera unë fillova t’i flas për Tomorin që kisha në krah dhe i them ‘dëgjo, ky që është kaq i elaburuar ka qenë 45 vjet rresht në kampet e përqendrimit të komunizimit’.
Si është e mundur më tha. I shpjeguam familjen e prejardhjes së Tomorit, si u fut fëmijë në burg dhe doli baba dhe gjysh nga kampet e përqëndrimit, gjendjen e komunizmit dhe u prek në mënyrë të jashtzakonshme. Ç’bëri?
U çua në këmbë, doli në skenë dhe thirri anëtarët e këshillit kombëtar. Unë isha aq i emocionuar sa mua më bëri përshtypje. Dhe filloi të thotë ‘shikoni ç’është komunizmi’. Po i thoshte në një mënyrë aq të natyshme, aq të ndjeshme, gati duke i dalë dhe lot nga sytë,” – u shpreh Shehu për Euronews Albania.
Ndërsa komentoi figurën e Berlusconit, Shehu tha ndër të tjera se ai e donte shumë Ballkanin Perëndimor.