Një 28-vjeçar, lindur në Itali nga prindër shqiptarë me banim në Fano u arrestua nga policia e vendit fqinj pasi goditi 50 herë me grusht një italian duke i marrë jetën. Viktima është Giuseppe Tucci, 34 vjeç nga Foggia. Ngjarja ndodhi në një klubi kërcimi në Miramare di Rimini.
Shqiptari punonte si roje sigurie në klubin e kërcimit. Hetimet nisën sapo gjendja e 28-vjeçarit me profesion zjarrfikës u përkeqësua. Raporti mjekësor flet për goditje në tru pas një traume të fortë në kokë. Është e paqartë nëse ai është goditur nga një grusht, një objekt apo është përplasur në tokë.Në vendngjarje shkuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Hetuesit po këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë. Shqiptari po mbahet në paraburgim me akuzën provizore për lëndime shumë të rënda, por situata po evoluon. Dyshohet se shkak për përplasjen u bë sherri për një vajzë. ©LAPSI.al